Gjigantët e teknologjisë dhe konkurrenca, entet rregullatore në SHBA kthejnë sytë nga Evropa
Entet rregullatore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po shqyrtojnë lëvizjen e ardhshme, pasi një gjyqtar hodhi poshtë padinë kundër “Facebook”, që thoshte se po abuzonte me dominimin në treg për të asgjësuar konkurrentët e vegjël.
Tani, analistët mendojnë se institucionet amerikane mund t’i kthejnë sytë nga Evropa për frymëzim.
“Në Bashkimin Evropian (BE), entet rregullatore po punojnë për Aktin e Shërbimeve Digjitale dhe atë të Tregjeve Digjitale, që janë dy propozime kyçe për të frenuar fuqinë e kompanive të mëdha, për të aplikuar masa të forta, ose edhe për t’i ndaluar ato. Dhe ndërsa disa argumentojnë se gjyqtarët në SHBA kanë shumë pushtet, institucionet do të insistojnë, sikurse në BE, për rregulla të reja, që të mos varet gjithçka nga gjykatësi”, raportoi Javier Espinoza korrespondenti i BE-së për “Financial Times”.
BE po fut në fuqi ligje që i luftojnë gjigantët e teknologjisë, sesa ia lënë atë në dorë gjykatave, një kurs veprimi që homologët në SHBA tani mund ta marrin në konsideratë. Jo vetëm “Facebook”, por edhe kompani të tjera janë akuzuar nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta