Gjiknuri: Listat e hapura mund të ulin cilësinë e përfaqësimit
Partia Socialiste është e mendimit se listat e hapura mund të ulin cilësinë e përfaqësimit në parlament dhe se depolitizimi i administrimit të zgjedhjeve mund të bëhet me sistem shorti.
Këtë gjë e shprehu teksa ishte i ftuar në Ilva Now, përfaqësuesi i PS-së në tryezën e reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri.
Deputeti socialist tha se nëse lihet vend për lista të hapura atëherë mund të mos ketë seleksionim të personave me vlera dhe në parlament mund të përfundojnë individë jo të denjë për të përfaqësuar qytetarët.
I pyetur rreth çështjes së depolitizimit të komisioneve zgjedhore, Gjiknuri u shpreh se në këtë pikë ka pasur kontraste me Partinë Demokratike, që sipas tij “do formën e politizuar”.
Gjiknuri më tej shpjegoi propozimin e PS-së për depolitizimin, që siç u shpreh ai, në media është përcjellë si administrim i zgjedhjeve “përmes administratës shtetërore”.
“Është spekuluar. Nuk janë zyrtarë shteti. Janë çdo qytetar i Shqipërisë… si juria amerikane në drejtësi, përfshirë edhe administratën, mund të krijohet një pull i mjaftueshëm për t’u hedhur në short dhe për të caktuar disa zyrtarë në çdo qendër votimi për të administruar votat, partitë do të kenë patjetër njerëzit e tyre, madje mund të ketë edhe me kompromis që disa parti të kenë disa më shumë,” – tha Gjiknuri.
Lexoni gjithashtu:
Gjiknuri: Duam sistemin zgjedhor aktual, ‘danezi’ sjell destabilitet politik
Gjiknuri përjashton mundësinë për qeveri tranzitore: Nuk është objekt i tryezës së reformës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar