Gjiknuri përjashton mundësinë për qeveri tranzitore: Nuk është objekt i tryezës së reformës
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, tha të martën, për Ilva Now, se në tryezën e Këshillti Politik, që diskuton reformën zgjedhore, nuk ka qenë objekt diskutimi kërkesa e opozitës për qeveri tranzitore përpara zgjedhjeve.
“Nuk është objekt i tryezës dhe nuk është në mandatin tim të diskutoj fundin e një qeverie të zgjedhur,” – u shpreh Gjiknuri duke këmbëngulur se kërkesa për qeveri tranzitore është kërkesë për marrëveshje politike.
Për këtë ai paralelizoi marrëveshjen e arritur përpara zgjedhjeve të vitit 2017-të, kur pas një takimi Rama-Basha u vendos për vajtjen në zgjedhje me një qeveri teknike të ndarë mes opozitës dhe mazhorancës.
“Qeverinë tranzitore duhet t’ia kërkojë Basha Ramës, nëse do të ulet ndonjëherë me të, siç bëri në 2017-ën,” – u shpreh Gjiknuri duke mohuar edhe zërat rreth zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në vjeshtë.
Sipas pritshmërive të tij zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2021 “në periudhën prill-maj”.
Në intervistën për Ilva Now, Gjiknuri tregoi se 95 për qind e çështjeve për reformën janë zgjidhur dhe gjithçka mund të kryhet brenda afatit të 31 majit.
Lexoni gjithashtu:
Damian Gjiknuri: Duam sistemin zgjedhor aktual, ‘danezi’ sjell destabilitet politik
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar