Gjykata izraelite ndalon ankandin e mjetit të tatuazheve
Një gjykatë në Izrael ndaloi të mërkurën nxjerrjen në ankand të një mjeti të përdorur për të bërë tatuazhet tek të burgosurit e kampit të përqendrimit të Aushvicit.
Vendimi erdhi pas një thirrjeje të të mbijetuarve të Holokaustit.
I siguruar nga një koleksionist privat, mjeti me 8 copëza me përmasat e një thoi, secila e pajisur me gjemba që formojnë numrat, aplikohej në mishin e të burgosurve pasi ishte ngjyer me bojë për t’u bërë numrat serialë.
Koleksionisti Meir Tzolman, në web site-n e tij e kishte cilësuar objektin si ndër artikujt më tronditës të Holokaustit, me një vlerë të projektuar nga 30 mijë në 40 mijë dollarë.
Sidoqoftë, oferta arriti vetëm në 3 mijë e 400 dollarë të mërkurën, kur Gjykata e Tel Avivit pranoi kërkesën e të mbijetuarve për të ndaluar ankandin, duke detyruar koleksionistin të njoftonte pezullimin.
Mbi 1.1 milion persona, shumica e të cilëve hebrenj, mbetën të vrarë në Aushvic, një prej kampeve të shumta të përqendrimit të kontrolluara nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kampi në fjalë ishte i vetmi ku të burgosurve u bëhej tatuazh.
Izraeli nuk ka ligj që ndalon shitjet private të objekteve të Holokaustit dhe njoftimi i gjykatës nuk saktësonte bazat ligjore mbi të cilat është marrë vendimi.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta