English

Gjyqi ndaj grupit mafioz Ndrangheta vë përpara drejtësisë 355 të akuzuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të mërkurën në Itali nis një nga proceset gjyqësore më të mëdha në dhjetëvjeçarët e fundit, ai ndaj grupit mafioz të quajtur “Ndrangheta”. Proces ky që pritet të zgjasë më shumë se dy vite dhe të nxjerrë përpara drejtësisë rreth 355 të akuzuar.

- Advertisement -

Në gjyq pritet të dalin qindra bashkëpunëtorë të grupit famëkeq mafioz, përfshirë politikanë, nëpunës civilë, policë e sipërmarrës.

Të akuzuarit janë rreth 355 persona të cilët konsiderohen të kenë pasur lidhje me klanin e Luigi Mancusos, i ashtuquajturi “Ujku”. Paralelisht në seanca pritet të dalin mbi 900 dëshmitarë teksa të pandehurit pritet të kenë si përfaqësues rreth 400 avokatë.

Dëshmitarët pritet të jenë të paprecedentë të gatshëm të thyejnë kodin e tyre të heshtjes dhe të zbulojnë sekretet e varrosura prej kohësh të klanit mafioz të akuzuar për vrasje, gjobëvënie, trafik droge e pastrim parash.

Ndrangheta, e cila ka shtrirë aktivitetin e saj përtej Italisë, mendohet se ka pasur bazë kryesore rajonin e Kalabrisë. Ky grup besohet se kontrollon furnizimin e sasive të mëdha të kokainës që hyjnë në Evropë nga Amerika e Jugut dhe  jo vetëm.

Gjyqi pritet të zhvillohet  në një ndërtesë të përshtatur enkas për këtë çështje në jug të Kalabrisë, në zemër të zonave që deri më sot kanë qenë kontrolluar nga grupi mafjoz.

Gjatë një seancës paraprake, u deshën tre orë për të lexuar vetëm emrat e të pandehurve, të cilët përfshijnë edhe të dyshuarin kryesor si koka e grupit, Luigi Mancuso.

Ndërtesa ku do të zhvillohet gjyqi, dikur një ambient “Call Center” është shndërruar në një sallë gjykate të fortifikuar për të krijuar hapësirë për qindra njerëz që  pritet të marrin pjesë në proces.

Asnjë gjyq ndaj mafies nuk është zhvilluar në Itali në një shkallë të tillë që nga vitet 1980-1992 ku asokohe në gjyq ishin pjesëtarët kryesorë të grupit mafioz “Cosa Nostra”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?