Gjyqi për George Floyd, dëshmia e mjekut: Nuk vdiq nga mbidoza, por mungesa e oksigjenit

9 Prill 2021 | 12:59

George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit gjatë arrestimit të tij. Ishte kjo dëshmia e mjekut në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-oficerit të policisë, Derek Chauvin në Minneapolis.

Duke kundërshtuar mbrojtjen, Dr. Martin Tobin tha se fentanili nuk  shkaktoi vdekjen e Floyd.

Ai hodhi poshtë teorinë se përdorimi i drogës e problemet shëndetësore shkaktuan vdekjen e tij.

Ish-polici Chauvin, 45-vjeç, u filmua duke u gjunjëzuar në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta.

Pamjet e Chauvin, mbi qafën e afrikano-amerikane Floyd shkaktoi protesta globale kundër racizmit.

Por dëshmia e mjekut rëndon edhe më shumë mbi ish-oficerin.

Chauvin është në gjyq për vrasje dhe ka mohuar akuzat kundër tij.

I pyetur nga prokurorët nëse kishte vënë re shenja të mbidozës mjeku Tobin u përgjigj duke theksuar se nuk kishte parë një provë të tillë

“Shkak i vdekjes ishte niveli i ulët i oksigjenit që shkaktoi dëmtimin e trurit dhe bëri që zemra të ndalonte. Sigurisht, në momentin që po flisni, po merr frymë, por nuk ju tregon se do të marr frymë pesë sekonda më vonë. Me fentanil ritmi i tij i frymëmarrjes duhet të ulet në rreth 10. Në vend të kësaj, është në mes të nivelit normal”, u shpreh Martin Tobin, ekspert i sistemit respirator.

Kjo është java e dytë e zhvillimit të gjyqit dhe pritet të zgjas një muaj.

Javën e ardhshme pritet që mbrojtja të nis argumentet e saj.

Lexoni gjithashtu:

“Chauvin shkeli rregulloren”, rëndohen akuzat mbi ish-oficerin e dyshuar për vrasjen e George Floyd

Vdekja e George Floyd, nis gjyqi ndaj oficerit Derek Chauvin, përplasje avokat-prokurori

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026