Gjyqi për George Floyd, ish-polici i akuzuar për vrasje refuzon të dëshmojë në gjyq
Ish-oficeri i policisë së Mineapolisit, i akuzuar për vrasjen e George Floyd, nuk do të dëshmojë në mbrojtjen e tij.
Sipas ekspertëve, nuk është e pazakontë që një i dyshuar të refuzojë dëshminë, të cilat janë mbyllur pasi procesi nisi dy javë më parë.
Ky është dhe momenti kur Derek Chauvin citoi amendamentin e pestë.
“A e keni marrë vendimin nëse do të dëshmoni apo nëse keni ndërmend të citoni privilegjin për të mos dëshmuar?”, u shpreh Eric Nelson, avokati mbrojtës.
“Do t’i referohem privilegjit të amendamentit të pestë”, u përgjigj Derek Chauvin, ish-oficer policie, Mineapolis.
Gjyqtari e pyeti Chauvin për t’u siguruar që vendimin ishte i tij.
“A ju ka premtuar dikush diçka, apo ju ka kërcënuar që të mos dëshmoni?”, e pyeti Peter Cahill, gjyqtar i çështjes ‘Floyd’.
“As premtime, as kërcënime, zoti gjykatës”, u përgjigj Derek Chauvin.
“Jeni i sigurt që vendimi për të mos dëshmuar është marrë në mënyrë vullnetare nga ana juaj?”, vijoj më tej Peter Cahill, gjyqtar i çështjes ‘Floyd’.
“Po, shumë i sigurt”, tha Derek Chauvin.
Anëtarët e jurisë u urdhëruan të kthehen në gjykatë të hënën për të mbyllur argumentet. Gjyqtari u kërkoi atyre të përgatiten mirë.
Lexoni gjithashtu:
Gjyqi për George Floyd, dëshmia e mjekut: Nuk vdiq nga mbidoza, por mungesa e oksigjenit
“Chauvin shkeli rregulloren”, rëndohen akuzat mbi ish-oficerin e dyshuar për vrasjen e George Floyd
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta