“Gjysma e fshatit është zhdukur”, qytetarët gjermanë rrëfejnë për përmbytjet
Gjermania është duke përjetuar një situatë të vështirë për shkak të reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë shkatërruar rrugë dhe fshatra të tërë. Numri i viktimave rritet orë pas ore, ndërsa me mijëra persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur.
Banorët në Schuld një nga zonat më të goditura rrëfejnë se gjithçka ndodhi shpejt dhe nuk kishin mundësi të ndihmonin fqinjët e tyre të cilët qëndronin në dritare në pritje për t’u shpëtuar.
“Gjysma e fshatit është zhdukur. Thjesht çdo gjë ndodhi kaq shpejt. Ne nuk mund të siguronim asgjë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Frank Thel, një banor i zonës.
“Fuqia e ujit ishte e madhe sa më hodhi tutje” u shpreh një tjetër banor.
Ekspertët e emergjencave civile shprehen se çdo gjë është shkatërruar, çka vështirëson edhe kalimin. Por fatmirësisht kanë ndjerë mbështetje për të përballuar këtë situatë..
“Këtu në Schuld pyetja sot është: Çfarë do të pastrohet këtu tani? A mund të restaurojmë rrugët? Urat janë shembur, duke i bërë zonat të vështira për t’u arritur. Kemi ndjerë një solidaritet të jashtëzakonshëm. Ne krijuam një strehë emergjente por nuk ishte e nevojshme të përdorej, përveç nga punonjësit e urgjencës. Të gjithë të tjerët janë akomoduar në hotele dhe bujtina në rajon. Këtu furnizohemi me ushqim, i cili më pas shpërndahet”, tha Andreas Aolheid nga Shoqata e Zjarrfikësve.
Edhe në Belgjikë ku për shkak të motit të keq janë regjistruar viktima, kanë nisur të ndërtohen kampe për të ndihmuar qytetarët të cilët kanë mbetur të pastrehë. Franca, Italia dhe Austria kanë shprehur solidaritet për fqinjët e tyre, duke dërguar forcat e emergjencave.
Ndryshimet klimatike janë cilësuar fajtori kryesor për këtë situatë meteorologjike. Presidenti gjerman Steinmeier, në një dalje për mediat u shpreh se duhen marrë masa ndaj ndryshimeve klimatike në mënyrë që të shmanget moti ekstrem në të ardhmen e afërt.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta