Vritet me thikë deputeti britanik

15 Tetor 2021 | 15:57

David Amess, deputeti konservator në Britani është vrarë me thikë mesditën e së premtes gjatë një takimi me zgjedhësit.

69-vjeçari, i cili është deputet për Southend West, u godit me thikë ndërsa takimin po e zhvillonte në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea.

Një ambulancë ajrore u dërgua në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë deputetit konservator, i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Policia e Essex deklaroi se menjëherë u arrestu një person i dyshuar dhe askush tjetër nuk është në kërkim. Thika e cila u përdor për krimin është kapur nga policia.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken shkroi në Tëitter në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shprehnin ngushëllimet më të thella për familjen e deputetit Amess.

“Një sulm ndaj zyrtarëve të zgjedhur është një sulm ndaj demokracisë,” – tha Blinken.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026