Gorilla sulmon kujdestaren në Kopshtin Zoologjik të Madridit

28 Shtator 2020 | 10:03

Një gorillë në Kopshtin Zoologjik të Madridit ka sulmuar kujdestaren duke e lënë atë me dy krah të thyer dhe dëmtime në kokë.

Gruaja 46-vjeçare ishte duke kryer një kontroll rutinë gjatë së dielës në mëngjes kur u përball me gorillën mashkull Malabo.

“Ekipit i kopshtit zoologjik ia doli që të largojë kafshën dhe më pas ekipi veterinar përdori anestetik për ta vënë në gjumë”, thuhet në deklaratën e Kopshtit Zoologjik të Madridit.

“Arsyet përse kafsha ia doli të kalojë zonën e sigurisë janë duke u hetuar, megjithatë hetimi gjyqësor do të zbardhë detajet konkrete”, thuhej më tej në deklaratë.

“Gorilla e shkundi kujdestaren por pa përdorur fuqinë e jashtëzakonshme që ka duke qenë se ka një peshë prej 200 kilogramësh”, thotë zëdhënësi i kopshtit. 

Kujdestarja, e cila është punonjëse prej 19 vitesh, është intubuar dhe është në gjendje kritike për jetën, lajmëruan shërbimet e emergjencës.

Ajo ka pësuar dëmtime në kokë dhe në kraharor si dhe fraktura të shumta në të dy krahët.

Kopshti zoologjik tha se Malabo është rritur nga kujdestarët që në lindje dhe është zakonisht “shumë i afërt me kujdestarët”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026