Grabitja e ARMO-s nga kompanitë guackë ndodh me bekimin e qeverisë
Prej vitit 2009, qeveritë kanë lejuar grabitjen e ARMO-së nga disa kompani guackë, të lidhura njëra me tjetër. E vetmja mënyrë me leverdi e shfrytëzimit të një rafinerie me teknologji të vjetër dhe të amortizuar, ishte përmes skemave grabitqare.
Përveç mospagimit të punonjësve, energjisë, elektrike, ujit apo Albpetrolit, grabitja në ARMO ka ndodhur përmes evazionit fiskal, u tha në emisionin “Me pak fjalë”, të Neritan Sejaminit, në Euronews.
Qeveria i ka veshur naftës të gjitha taksat që nuk i mbledh dot: akcizën, taksën e qarkullimit, taksën e karbonit, dhe natyrisht TVSH-në mbi koston e blerjes dhe të gjitha taksat e tjera.
Duke qenë se qeveria ka aftësi të kufizuara për të mbledhur taksat brenda vendit, ajo ka synuar që t’i mbledh të gjitha taksat në doganë, parapagim.
Pa përfshirë kostot e transportit dhe shitjes dhe fitimin e kompanive të naftës: në çmimin e naftës më shumë se 60% janë taksa. Qeveria i merr këto taksa që në momentin e ç’doganimit.
Nafta që importohet shkarkohet nga anijet në magazina doganore. Në momentin që nafta del nga magazina për t’u hedhur në qarkullim, ajo duhet të paguajë menjëherë të gjitha taksat, pra çdo gjë parapagim.
Në porte kjo gjë është e vështirë të shmanget. Në Ballsh është e lehtë. Aty, nafta e prodhuar duhet të futet në një depozitë që funksionion njësoj si magazina doganore. Në Ballsh, nuk ka as doganë, as polici kufitare.
Prodhuesit e naftës në ARMO e shesin naftën me çmim tregu, por pa paguar taksat, apo detyrimet doganore. Në fakt, nuk i paguajnë asnjëherë këto detyrime pasi ato shpallin shpejt falimentimin. Prokuroria ka hetuar disa skema të tilla, dhe ka dënuar disa ‘peshq të vegjël’, pa i hetuar në thellësi këto skema evazioni.
Qeveria që është aksioner i ARMO-s e ka lejuar atë pasuri publike jo vetëm të abuzohet nga kompani private, por pastaj ka lejuar këto të fundit që të përdorin ARMO-n për të bërë evazion fiskal. Bëhet fjalë për një qeveri që dhunoi qytetarët dhe bizneset për faturat e dritës dhe të huajt dhe që e konsideron pagesën e faturave si arritjen e saj më të madhe.
Po pse dy standarde: ashpërsi me të vegjlit, por liri dhe pandëshkueshmëri për gjigandët?
Pak mbetet për të thënë nga gazetarët dhe publiku. Kjo çështje tashmë nuk ka të bëjë më as me minatorët, as me politikat publike, por me drejtësinë.
Lexoni gjithashtu:
Si u grabitën mbi 500 milionë euro në rafineritë e Ballshit e Fierit
Tomorri: ARMO, skema si transferohen paratë përmes kompanive nënkontraktore
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë