Gratë janë goditur më fort se burrat nga humbjet e punës gjatë pandemisë

23 Korrik 2021 | 09:39

Gratë jo vetëm kanë humbur më tepër vende pune se burrat në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, por vetëm punët e burrave pritet që këtë vit, të shkojnë sërish në nivelet e vitit 2019 – zbulon studimi i ILO, Organizatës Ndërkombëtare të Punësimit.

Rreziku që gratë të shkarkohen apo t’u jepen orare më të shkurtuara gjatë periudhave me masa shtrënguese, ka qenë më i madh sidomos në sektorë si akomodimi, shërbimi, hoteleria dhe prodhimi, shprehet Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shumë gra jo vetëm kanë përjetuar humbje të mëdha të ardhurash por ato vazhdojnë të mbajnë mbi supe orë të tëra pune të papaguara.

Në rang botëror, nga viti 2019 deri në 2020, 4.2 % e punësimit të mbuluar nga gratë u eliminua si pasojë e COVID-19, që do të thotë një humbje prej 54 milionë vendesh pune, në krahasim me 3 % për burrat apo 60 milion vende pune.

Edhe pse është parashikuar se do të ketë rritje të punësimit të grave në vitin 2021, ajo do të jetë e pamjaftueshme për t’i sjellë ato sërish në nivelet e tyre të punësimit para pandemisë, raporton ILO (International Labour Organization).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026