Grave u ndalohet arsimimi, talebanët marrin vendimin radikal, reagon OKB

21 Dhjetor 2022 | 19:18

Urdhri i udhëheqësve talebanë për të ndaluar gratë të ndjekin studimet universitare ka shkaktuar indinjatë ndërkombëtare.

Urdhri kufizon më tej aksesin e femrave tek arsimi, në një kohë kur ato janë të përjashtuara nga shumica e institucioneve arsimore.

Vendimi vjen kur kanë kaluar më pak se tre muaj që kur disa mijëra gra dhe vajza dhanë provimet për hyrjen në universitete, me shumë prej tyre që aspironin të aderonin në inxhinieri dhe mjekësi.

“Kemi të bëjmë me shkeljen e një tjetër premtimi nga talebanët. E kemi parë këtë që prej ardhjes së tyre në pushtet, me mbylljen e hapësirave për gratë, jo vetëm në arsim, por edhe në sektorët publikë dhe me përjashtimin e tyre nga debatet publike”, tha Stéphane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

“Talebanët vazhdimisht kanë dënuar gratë afgane, duke u mohuar atyre shanset për një të ardhme. Asnjë vend nuk mund të lulëzojë kur gjysma e popullsisë së tij pengohet arbitrarisht. Arsimi është një e drejtë e njohur ndërkombëtarisht dhe është jetik për rimëkëmbjen ekonomike dhe stabilitetin e Afganistanit”,  u shpreh Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Gratë afgane janë dëbuar nga shumë poste qeveritare, ose u paguhen rroga tepër të ulëta, me qëllim që të rrinë në shtëpi. Muajin e kaluar atyre iu ndalua të shkonin në parqe, panaire dhe palestra.

Udhëheqësit talebanë dhe klerikët afganë kundërshtojnë arsimin modern, sidomos për vajzat dhe gratë.

Sidoqoftë, komuniteti ndërkombëtar e ka caktuar të drejtën e arsimimit për të gjitha gratë një kusht të panegociueshëm për njohjen e regjimit taleban

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026