Greqi temperatura të larta deri në 26 gradë celsius, grekët shijojnë plazhin, Spanja në acar
Ndërsa Spanja është e paralizuar nga dëbora dhe qytetarët po përballen me një situatë aspak të zakontë, nga ana tjetër në Greqi ndonëse jemi në mesin e muajit janar po shijohen rrezet e diellit.
Shteti fqinj është duke përjetuar temperatura tepër të larta aspak të zakonta për këtë stinë, që pritet të tejkalojnë mesataren për sezonin e dimrit me 15 gradë celsius.
Në kushte të tilla të shumtë kanë qenë ata qytetarë që kanë zgjedhur të shijojnë rrezet e diellit edhe në plazh, duke u ulur mbi rërë apo edhe duke shëtitur.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) tha se temperaturat në Athinë do të arrinin 23 gradë Celsius dhe deri 26 gradë në ishullin e Kretës , e gjitha kjo për shkak të masave të nxehta të ajrit dhe pluhurit që mbërrin nga kontinenti Afrikan. Në diell temperatura arriti deri në 31 gradë Celcius.
Temperaturat mesatare për janarin në Greqi variojnë nga 0 gradë celsius deri në 5 gradë celsius dhe 10 gradë më së shumti në rajonet bregdetare.
“Moti po na çmend! Sepse ne shohim dëborë, të ftohtë dhe katastrofë në Evropë, në Spanjë dhe këtu kemi ditë të këndshme, kemi rrezet e diellit,” – u shpreh një qytetar.
Ndërkohë që një 65 vjeçar pohoi se situata nuk është normale duke qenë se vitin e kaluar ishte ftohtë.
Në 50 vitet e fundit temperatura të tilla të larta për janarin janë regjistruar vetëm dy herë, në 1987 dhe 2010. Në vitet e fundit vendi ka vërejtur fenomene ekstreme të motit, nga valët e nxehtësisë te përmbytjet. Meteorologët shprehen se fronti i ngrohtë, i cili hyri të Shtunën, pritet të largohet në ditët e ardhshme.
Por në kushtet e pandemisë edhe policia ishte aty për të patrulluar turmat e njerëzve që u mblodhën në shëtitoren e plazhit. Greqia është nën izolim deri në 18 janar.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta