Greqia akuzohet se po i shtyn emigrantët drejt Turqisë

25 Shtator 2020 | 09:35

Pak pasi kishin mbërritur në ishullin Lesbos të Greqisë, një grup emigrantësh afganë thonë se iu ndërprenë shpresat për një jetë të re në Europë pasi u rrethuan nga autoritetet greke, të cilët i shtynë sërish në gomone dhe i braktisën në det.

Gazetarët e Associated Press ishin në bordin e anijes turke që shpëtoi 37 emigrantët, mes tyre dhe 18 fëmijë, nga dy gomone që u pikasën në Detin Egje më 12 shtator.

“Na morën telefonat dhe na thanë se do vijë një autobus që do të na merrte e të na çonte te kampi”, thotë Omid Hussain Nabizada. “Por përkundrazi ata na morën dhe na hipën në një anije e më pas na lanë në det”.

Turqia, e cila po strehon rreth 4 milionë refugjatë, ka akuzuar Greqinë se po kthen emigrantët ndërsa i ka drejtuar akuza dhe Bashkimit Europian se “po bën një sy qorr” në atë që i ka cilësuar si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Rojet kufitare turke thonë se vetëm këtë muaj kanë shpëtuar mbi 300 emigrantë “që janë kthyer nga autoritetet greke drejt ujërave turke”.

Greqia i ka mohuar akuzat e Ankarasë dhe thotë se vendi fqinj po i përdor emigrantët për ta sulmuar.

Në mars, Turqia kërcënoi se do të hapte dyert me BE për të lejuar kalimin e emigrantëve në Europë. Në atë çka u duk si një fushatë e mirë organizuar e qeverisë, mijëra u drejtuan nga Greqia duke përshkallëzuar në skena kaosi dhe dhune.

Greqia mbylli kufijtë dhe pezulloi kërkesat për azil për një muaj.

Greqia dhe Turqia kanë një sërë mosmarrëveshjes prej dekadash dhe çështja e azil kërkuesve duket se është gjendur në mesin e këtij konflikti gjeopolitik.

Ndërsa akuzat e vazhdueshme për largimin e emigrantëve janë manifestimi i fundit i situatës së tensionuar midis dy vendeve.

Grupet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë dhe agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, i kanë bërë vazhdimisht thirrje Greqisë që të hetojë “raportet e besueshme dhe dëshmitë e këtyre dëbimeve”.

 

Lexoni gjithashtu: 

Pakti për emigracionin, reagime të ndryshme në spektrin politik evropian

Plani i BE për emigracionin, komisionerja evropiane: Të mos kemi më situata si kampi i Morias

Pakti i ri i Emigracionit detyron shtetet të marrin më shumë refugjatë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026