Greqia ashpërson ligjet për dhunën në futboll
Qeveria greke lajmëroi se do të ashpërsojë ligjet për dhunën në futboll. Njoftimi erdhi pasi një tifoz 19-vjeçar dyshohet se u vra nga tifozeria rivale.
Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se një draft për reformimin e sektorit të sportit do t’i dërgohet Parlamentit në javët e ardhshme.
“Lufta kundër dhunës mes të rinjve dhe tifozerive është një detyrim ndaj shoqërisë greke dhe brezit të ri, por edhe ndaj komunitetit të shëndetshëm të sportit dhe miliona fansave të përmbajtur në vend,” – deklaroi Giannis Oikonomou.
Në rrugën ku ndodhi vrasja e Alkis Kampanos, njerëzit kanë vendosur lule, qirinj, shënime, si dhe flamuj të klubit të futbollit Aris, me të cilin ishte 19-vjeçari.
Të paktën 9 persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen dhe një prej tyre është akuzuar për vrasjen e të riut, që u rrah dhe më pas u qëllua me thikë pranë stadiumit të Selanikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta