Greqia dhe Italia kërkojnë teste dhe certifikata vaksinimi për punonjësit
Duke nisur nga kjo e hënë në Greqi punonjësit e pavaksinuar në sektorin privat ose shtetëror duhet të testohen një herë në javë për Covid-19. Testimi nuk do të jetë më falas.
Ndërsa, kategori specifike si mësuesit, pedagogët, punonjësit në sektorin e turizmit, të medias, teatrit, por dhe të produksioneve të muzikës duhet të testohen 2 herë në javë.
Këtë të hënë nën masa të forta sigurie në shtetin fqinj rihapen edhe shkollat, ku maskat janë të detyrueshme për mësuesit dhe nxënësit. Teste po ashtu do tu kërkohen qoftë fëmijëve por edhe stafit ta pavaksinuar.
Maskat në Greqi do të jenë të detyrueshëm në ambientet e brendshme dhe në zona ku ka grumbullime.
Edhe në Itali deri në gjysmën e tetorit një pjese e madhe e punonjësve përfshirë edhe administratën publike duhet të paraqesin certifikatën e gjelbër të Covid-19, ku dëshmohet nëse je vaksinuar, ke kaluar covidin ose rezulton negativ.
Aktualisht, kjo certifikatë COVID-i është e detyrueshme në palestra, pishina, klube sportive, kinema, teatro por edhe për udhëtimet e gjata me tren ose avion.
Sipas qeverisë italiane arsyeja pse po kërkohet certifikata covid është që t’i inkurajojë qytetarët të vaksinohen, që të mos mbyllen bizneset, dhe që të mos rritet numri i infektimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta