Greqia hap dy prej aeroporteve, por jo për udhëtarët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

15 Qershor 2020 | 10:15

Duke nisur nga sot dy aeroportet më të mëdha të Greqisë rihapen, ku sikundër theksoi pak ditë më parë kryeministri Mitsotakis përparësia kryesore është shëndeti dhe siguria për të gjithë udhëtarët.

Por rihapja nuk është e njëjtë për të gjitha shtetet. Në Aeroportin e Athinës, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, fluturimet do të lejohen vetëm për udhëtime thelbësore (d.m.th., udhëtime jo-turistike).

Ndërkohë në Aeroportin e Selanikut, nga sot deri më 30 qershor, lejohen të gjitha fluturimet ndërkombëtare, me përjashtim të Italisë, Spanjës, Holandës, Britanisë së Madhe, Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në të gjitha aeroportet e tjera në vend, fluturimet ndërkombëtare do të fillojnë me 1 korrik, kur pritet edhe një vendim i dytë për vendet e ndaluara.

Mund të lexoni gjithashtu:

Greqia gati për turizëm, Mitsotakis: Përparësia jonë siguria dhe shëndeti i turistëve të huaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026