Greqia hap sezonin turistik
Greqia do të hapë sezonin turistik më herët se në vitet e mëparshme, pas sinjaleve pozitive të rimëkëmbjes para sezonit veror.
Pasi pandemia e COVID-19 çoi në kufizimin e udhëtimeve në rang global në vitin 2020, turizmi grek përjetoi një prej viteve më të këqija, me vetëm 7 milionë vizitorë, që i sollën vendit vetëm 4 miliardë euro të ardhura.
Industria e turizmit, që përbën një të pestën e ekonomisë helene dhe krijon një vend pune në 5, filloi të rikuperohet vitin e kaluar, kur sezoni që nisi në muajin maj solli 10.5 miliardë euro fitime, që gjithsesi ishin më pak se rekordi i regjistruar në vitin 2019, plot 18 miliardë euro.

“Greqia është e hapur për të gjithë nga dita e sotme, por sezoni i vërtetë, ai aktual, do të nisë në fillimet e marsit, më 1 mars. Përse po e bëjmë këtë? Sepse ka një kërkesë në rritje për turizmin grek në 2022-shin”, tha Vassilis Kikilias, ministër i Turizmit, Greqi.
Ministri bëri gjithashtu me dije se, operatorët e mëdhenj turistikë synojnë ta zgjasin periudhën e sezonit nga marsi deri në dhjetor.
Një fillim i mëhershëm i sezonit do të thotë se hotelet që mbyllen gjatë muajve të dimrit mund të rihapen më shpejt dhe operatorët turistikë të nisin sjelljen e turistëve.
Agjencitë e kreditimit vlerësojnë se turizmi do të ndihmojë ekonominë greke të rritet me 4.5 deri në 5 për qind dhe që sektori të arrijë 80 deri në 90 për qind të rekordit të vitit 2019, kur vendi u vizitua nga 33 milionë turistë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta