Greqia i jep Francës 3 miliardë euro për avionë dhe anije luftarake

28 Shtator 2021 | 11:24

Pas përplasjes diplomatike me Australinë dhe SHBA për shkak të paktit Aukus, Parisi kërkon të forcojë lidhjet ushtarake brenda Evropës.

Presidenti francez Macron dhe kryeministri grek Mitsotakis do nënshkruajnë sot një marrëveshje të mbrojtjes e cilësuar një akord historik dhe një nga më të mëdhatë të nënshkruara në 40 vitet e fundit në Greqi.

Marrëveshja e re përfshin angazhimin e Greqisë për të blerë anije dhe avionë luftarakë me vlerë afërsisht 3 miliardë euro, si dhe një klauzolë për ndihmën reciproke të mbrojtjes.

Marina greke ka kërkuar prej kohësh të përditësojë flotën e saj duke blerë fregata të reja dhe duke modernizuar ato ekzistueset.

Nevoja për një ndryshim të tillë u theksua vitin e kaluar, kur Greqia u përball me një sërë tensionesh me Turqinë në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026