Greqia lehtëson masat, rihap gradualisht ekonominë
Greqia do të lehtësojë disa nga masat kufizuese anti-COVID javën e ardhshme, në kuadër të një plani për të rihapur gradualisht ekonominë dhe për lehtësimin e mërzisë së qytetarëve, edhe pse spitalet mbeten nën presion për shkak të infeksioneve të larta.
Parqet arkeologjike dhe sallonet e bukurisë do të hapen duke filluar nga e hëna, ndërsa një shtetrrethim kombëtar gjatë orëve të natës do të vendoset në fundjavë.
“Ne e kuptojmë lodhjen që ka ardhur nga kjo situatë, ndaj teksa moti përmirësohet qëllimi është të shfrytëzojmë hapësirat e jashtme, që siç e dimë janë më pak infektuese se ato të mbyllura”, tha Nikos Hardalias, ministër i Mbrojtjes Civile.
Një rritje e ndjeshme e infeksioneve detyroi qeverinë në nëntor të rivendoste bllokadën, që mbylli dyqanet e panevojshme, restorantet dhe shkollat.
Por teksa rastet po rriten sërish, shteti helen po përpiqet të mbajë nën kontroll emergjencën publike, me spitalet shtetërore që ndodhen nën një trysni të fortë për shkak të shtrimeve.
“Presioni mbi sistemin shëndetësor vijon të rritet pa dhënë shenja stabilizimi. Më saktësisht, barra që po përjetojnë njësitë e terapisë intensive në javët e fundit është rritur me 20 për qind, ndërsa shtrimet e pacientëve me COVID janë rritur mbi 500 persona në ditë. Nivele që nuk janë parë që nga fillimi i pandemisë”, shprehet Gikas Magirokins, ekspert i shëndetit publik.
Autoritetet shëndetësore në Greqi i kanë bërë thirrje mjekëve të sektorit privat që të ndihmojnë atë shtetëror. Athina llogarit thuajse gjysmën e rasteve me COVID që konstatohen çdo ditë në Greqi.19
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta