‘Greqia më e kujdesshme me emigrantët’, azilkërkuesit kthehen në Turqi, komisionerja e BE-së vizitë në Lesbos
Greqia duhet të përfshihet më shumë për të hetuar pretendimet se po shtyn përsëri në Turqi azilkërkuesit, përfshirë fëmijët. Ishte ky mesazhi që dha komisionerja e BE për Punët e Brendshme, Johansson gjatë një vizite në ishujt Samos dhe Lesbos. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët UNHCR deklaron se ka marrë një numër në rritje raportesh në muajt e fundit që sugjerojnë se azilkërkuesit sapo kanë arritur në tokën greke janë kthyer sërish në Turqi ose kanë mbetur në det.
“Unë jam shumë e shqetësuar për raportin e UNHCR dhe ka disa raste specifike që unë mendoj se duhet të monitorohen më afër”, tha Johansson, gjatë një konference në Lesbos, duke kërkuar që autoritetet greke të marrin më shumë masa kur bëhet fjalë për raste të tilla.
Ministri grek i Migracionit gjatë konferencës së përbashkët mohoi me forcë që rojet bregdetare greke të kenë qenë të përfshira në të tilla raste, duke theksuar se vendi i përmbahej ligjit evropian dhe ndërkombëtar. Ministri nënvizoi se hetimet e pavarura, përfshirë gjyqësorin grek dhe agjencinë kufitare të BE-së Frontex, nuk kishin gjetur asnjë shkelje.
Turqia ka akuzuar vazhdimisht autoritetet kufitare Greke për shkeljen e të drejtave të njeriut duke abuzuar dhe prekur anije migrantësh në Egje, akuza që Athina i ka mohuar. Të hënën qindra banorë të Lesbos zhvilluan një demonstratë ishullit gjatë vizitës së Johansson, duke mbajtur një banderolë me ku shkruhej “Asnjë strukturë në ishull, Evropa të marr përgjegjësinë”.
Komisionerja e BE, e cila vizitoi vendet ku po ndërtoheshin qendrat e reja të pritjes, u shpreh se ka pasur një mungesë të politika kohezive evropiane të migracionit në gjashtë vitet e fundit duke shtuar presion mbi shtete si Greqia.
Në vitin 2015, Greqia, dhe Lesbos në veçanti, ishte në vijën e parë të krizës së refugjatëve në Evropë me gati një milion njerëz që mbërrinin me anije nga Turqia.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta