Greqia mirëpret turistët, nuk i nënshtrohen karantinës
“Greqia mirëpret botën”, është ky slogani i qeverisë greke e cila bëhet gati për të ofruar sezonin e ri turistik. Duke nisur nga kjo e hënë, hotelet në të gjithë vendin rihapen pas gati dy muaj izolim.
Ulja e taksave për biletat e avionit dhe barkave ka për qëllim të bëjë çmimet më tërheqëse për turistët e huaj.
“Turizmi përbën pothuajse një të pestën e ekonomisë greke. Rihapja e industrisë është jetike për rimëkëmbjen e vendit. Qeveria greke thotë se suksesi i vendit në luftën ndaj virusit do të ishte një pasaportë e shëndetit, sigurisë dhe besueshmërisë për turistët. Ajo shpreson të fitojë nga turizmi edhe gjatë këtij viti”, – raporton Symela Touchtidou, korrespondente e Euronews.
Udhëtimet ndërkombëtare drejt Athinës dhe Selanikut nisin më 15 qershor.
Pasagjerët që do të udhëtojnë do të pranohen pa pasur nevojën të futen në karantinë, përveç atyre që vijnë nga vende të cilat sipas Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian, janë zona ende me rrezik të lartë.
Kjo listë përfshin pasagjerët që vijnë nga Belgjika, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.Turistët nga këto aeroporte mund të vijnë në Greqi, por do të duhet të ndjekin një procedurë testimi dhe karantine.
“Unë mora avionin nga Helsinki për në Frankfurt dhe nga Frankfurti për në Athinë. Më duhej të qëndroja një ditë këtu në karantinë, më testuan dhe gjithçka ishte në rregull, tani mund të vazhdoj udhëtimet e mia”, – shprehet një turist nga Finlanda
Pjesa më e madhe e linjave ajrore tashmë kanë hedhur në treg biletat për shitje.
“Lajmi i mirë në rastin e Greqisë është se ky treg do të jetë më shumë se 50%, me siguri afër 55% të kapacitetit tonë të planifikuar dhe rreth 90% e të gjitha mënyrave të planifikuara do të funksionojnë. Megjithëse do të ketë më pak fluturime në javë”, – thotë David O’Brien, shef i marketingut Ryanair.
Nga data 1 korrik, kushtet e udhëtimit do të lehtësohen. Fluturimet ndërkombëtare do të lejohen në të gjitha aeroportet në Greqi dhe vizitorët do t’i nënshtrohen vetëm testeve të rastit. Më vonë do të bëhen me dije edhe lehtësimet për ata udhëtarë që vijnë nga vendet e kuqe.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta