Greqia model në Evropë, 8 në 10 fëmijë humbën peshë nga programi kundër obezitetit
Greqia po cilësohet tashmë si një vend model në Europën Jugore në luftën kundër obezitetit infantil, pas rezultateve të programit kombëtar të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNICEF. Programi, synon ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit dhe rritjen e aktivitetit fizik tek fëmijët dhe familjet.
Sipas të dhënave të publikuara nga programi kombëtar kundër obezitetit infantil në Greqi, mbi 1,900 fëmijë mbipeshë ose obezë morën këshillim falas nga specialistë të ushqyerjes përmes më shumë se 13 mijë seancave individuale.
Rezultatet tregojnë se 8 në 10 fëmijë humbën peshë dhe arritën një indeks normal të masës trupore, ndërsa 40% e fëmijëve me probleme shëndetësore si diabeti apo hipertensioni përmirësuan gjendjen dhe reduktuan përdorimin e medikamenteve. Në kuadër të programit u trajnuan 1,124 pediatër dhe profesionistë të shëndetit, ndërsa në 435 shkolla fillore u shpërndanë mbi 130 mijë vakte të shëndetshme dhe fruta të freskëta.
Më shumë se 135 mijë fëmijë morën pjesë në aktivitete sportive falas, ndërsa pjesëmarrja në sporte të organizuara u rrit nga 52.5% në 60%. Programi solli edhe rritje të ndërgjegjësimit të prindërve për rekomandimet e OBSH-së mbi ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik, nga 29.4% në 43.7%.
Sipas OBSH-së, Greqia ka pasur për vite me radhë një nga normat më të larta të obezitetit infantil në Europë. Të dhënat tregojnë se rreth 1 në 3 fëmijë grekë rezultonin mbipeshë ose obezë.
Ekspertët paralajmërojnë se obeziteti infantil po kthehet në një krizë globale. Sipas “World Obesity Atlas 2026”, deri në vitin 2040 numri i fëmijëve obezë në botë pritet të arrijë në 228 milionë.
Autoritetet greke dhe UNICEF vlerësojnë se nëse programi vazhdon me të njëjtin ritëm, normat e obezitetit tek fëmijët në Greqi do të vijojnë të bien gradualisht deri në vitin 2040.
Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit
Avokati i Popullit në Serbi kërkon hetim ndaj përgjegjësve për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun