Greqia përfshihet nga moti i keq, përmbytje rrugësh dhe banesash
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumë rrugë të qyteteve greke përfshirë Athinën dhe Selanikun.
Probleme ka patur në qarkullimin rrugor, metrotë por edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Në Selanik autoritetet kanë patur një numër të lartë të kërkesave për ndihmë.
Për shkak të motit të keq shkollat në Atikë, Evia, Korfuz do të qëndrojnë të mbyllura edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas parashikimeve reshjet e dendura dhe stuhitë do të mbulojnë gjatë të premtes më shumë zona të shtetit fqinj.
“Nuk ka asnjë dyshim që jemi duke u përballur me një fenomen të rrezikshëm të motit vecanërisht në disa pjesë të vendit, ndonëse po preket i gjithë shteti. Kemi përpara dy ditë të vështira,” deklaroi ministri për Krizën Klimatike dhe Mbrojtjen Civile, Christos Stylianidis.
Një autobus me pasagjerë mbeti i bllokuar dhe filloi të zhytej në ujë ditën e djeshme, njerëzit ndihmonin njëri-tjetrin për të dalë nga uji.
Ministria e Mbrojtjes Civile filloi të hartojë një plan për evakuimin e banorëve në zonat me një rrezik të lartë përmbytjesh.
Evakuimet do të jenë selektive dhe kryesisht të njerëzve që janë të moshuar ose kanë probleme që pengojnë lëvizshmërinë e tyre në rast përmbytjesh. Ato do të vendosen në hotele, qendra komunitare dhe hapësira të tjera të siguruara nga autoritetet lokale për një ose dy ditë, derisa moti të përmirësohet.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta