Greqia rikthehet tek qymyri në përpjekje për pavarësi nga gazi rus
Greqia është duke kërkuar burime të reja të energjisë duke mos hequr dorë as nga qymyri.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përuroi një park diellor 204 megavat, pjesë e procesit të kalimit drejt energjisë së gjelbër.
Parku diellor në qytetin verior grek të Kozanit, i cili u ndërtua nga rafineri më i madh i naftës në Greqi, , do të furnizojë me energji elektrike 75 000 familje.
Greqia tejkaloi objektivin e saj për vitin 2020 duke përdorur burimet e rinovueshme për 21.7% të konsumit të saj të energjisë dhe synon të arrijë në 35% deri në vitin 2030.
Për të përballuar çmimet e larta të gazit natyror, kreu i qeverisë njoftoi se do të vijojë puna në fabrikat e qymyrit.
Greqia, e cila mbulon rreth 40% të nevojave të saj vjetore për energji me gaz rus, ka kërkuar të rrisë kapacitetin rezervë të qymyrit.
Dikur burimi kryesor i energjisë vendase, qymyri tani përbën një pjesë të vogël të prodhimit të energjisë madje deri në 2028 ishte planifikuar të mbyllen të gjitha fabrikat me qymyr.
Duke sinjalizuar një ndryshim në këtë plan, Mitsotakis tha se uzina e re në Greqinë veriore ndoshta do të përdorë qymyrin deri në vitin 2028.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta