Greqia rikthen masat kufizuese, mbyll bizneset jo të domosdoshme dhe kishat, rikthen orën policore

2 Janar 2021 | 12:03

Qeveria greke rivendos rikthimin e masave më të ashpra anti-COVID-19, masa që hyjnë në fuqi ditën e nesërme dhe do të vijojnë te paktën deri në 11 janar. 

Me një vendim të tillë synohet ulja e mëtejshme e rasteve të reja, lehtësimi i presionit mbi spitalet dhe lejimin e rihapjes së shkollave në 11 janar.

Zëdhënësi i qeverisë në Athinë tha se kushtet epidemiologjike janë përmirësuar dhe janë dukshëm më të mira se shumë vende të tjera evropiane. Ai shtoi megjithatë se rastet e reja ende mbesin në nivele të larta, duke bërë presion në sistemin shëndetësor, ndërsa 2500 mijë pacientë mbetën të shtruar në spital, me më shumë se 400 në Njësitë e Kujdesit Intensiv.

Zëdhënësi i qeverisë vuri në dukje se muajt e sakrificës nuk duhet të shkatërrohen nga disa ditë masash relaksuese, prandaj qeveria do të intensifikojë përpjekjet parandaluese në javën e parë të Vitit të Ri.

Që nga nesër, deri në 11 janar, nga ora 21: 00 në mbrëmje deri në pesë në mëngjes rikthehet izolimi, me përjashtim të punonjësve dhe njerëzve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Dyqanet  do të qëndrojnë të mbyllura, ashtu si edhe libraritë apo sallonet e bukurisë . Kishat gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura për shërbesat e së Dielës dhe Ditën e Epifanisë së 6 Janarit.

Qeveria greke u bëri thirrje njerëzve që t’i përmbahen rreptësisht masave dhe të jenë të durueshëm për një javë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026