Greqia shtyn masat kufizuese, infektimet dhe vdekjet mbeten të larta
Rritja e numrit të të infektuarve në Greqi ka bërë që qeveria greke të shtyjë masat kufizuese edhe për dy javë, ndërkohë që ditën e hënë dyqanet e pakicës rinisën aktivitetin e tyre pas më shumë se dy muajsh. Në 24 orët e fundit u regjistruan 1866 raste të reja dhe 73 vdekje, ndërkohë që spitalet janë të tej-mbushur me pacientë të prekur me COVID-19.
Greqia aktualisht po kalon valën e tretë të Pandemisë, teksa numërohet një total prej 275 mijë infektimesh dhe 8500 viktima. Ndërkohë që numrat e infektimeve dhe vdekjeve rritën çdo ditë dhe spitalet janë pothuajse plot, qeveria po mundohet të gjejë një balancë midis ekonomisë dhe frustrimit që sjellin kufizimet.
Të hënën dyqanet e pakicës u rihapën pas më shumë se dy muajsh të mbyllur. Megjithatë, qendrat tregtare vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërkohë që në tre rajone, si Selaniku, ato nuk u hapën për shkak të rritjes së infektimeve.
Për sa i përket hyrjeve nga jashtë, çdo pasagjer duhet të ketë me vete një test negativ PCR në mënyrë që ti lejohet hyrja në Greqi dhe do ti duhet të qëndrojë 7 ditë në karantinë përpara se të lëvizë lirshëm.
Ka përjashtime për shtetasit izraelitë, të cilët mund të evitojnë karantinën 7-ditore nëse disponojnë një certifikatë vaksinimi, që konfirmon se janë vaksinuar të paktën 14 ditë para mbërritjes në Greqi. Sigurisht duhet të jenë të pajisur edhe me testin negativ PCR.
Për sa i përket sezonin turistik, autoritetet greke kanë deklaruar se do ta çelin sezonin më 14 Maj, me turistët që do ti lejohet hyrja nëse përmbushin një prej tri kushteve: Kanë certifikatë vaksinimi, një test PCR ose një dokument që provon se rikuperuar nga Covid-19.
Gjithashtu do të ketë edhe teste kontrolli në mbërritje dhe masat e distancimit social dhe mbajtja e maskës do të mbeten në fuqi edhe gjatë verës. Dua të nënvizoj se qeveria greke ka në plan të vaksinojë të gjithë punonjësit e sektorit të turizmit para çeljes së sezonit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta