Greqia thotë se ka rënë ndjeshëm numri i emigrantëve

17 Janar 2023 | 17:24

Ministri grek i Migracionit tha se numri i emigratëve që kanë arritur në Greqi ka rënë në mënyrë dramatike gjatë dy vjetëve të fundit, teksa numri i azilkërkuesve që jetojnë në këtë shtet po ashtu ka rënë.

Duke folur gjatë një ngjarjeje të organizuar për trevjetorin e themelimit të fondacionit për emigrim dhe azil, ministri grek Notis Mitarachi, tha se politikat e Qeverisë së qendrës së djathtë kanë ndikuar që numri i emigrantëve të bie. Ai ndër të tjera përmendi rritjen e sigurisë kufitare, procedurat e shpejta të azilit dhe forcimin e ligjeve të emigracionit.

Më 2021, Greqi regjistroi numrin më të ulët të emigrantëve në dekadë, tha Mitarachi, duke shtuar se në këtë shtet kishin arritur 9.000 persona. Më 2015, ishte piku i krizës së emigrantëve, pasi qindra mijëra persona arritën në Greqi. Më pas, emigrantët vazhduan rrugën përmes shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt shteteve të pasura evropiane, shkruan REL.

“Pas shpërthimit në periudhën 2015-2019, më 2021 ne regjistruam numrin më të ulët të migrantëve në dekadë, përkatësisht 8.745, dhe më 2022 numri ishte i vogël po ashtu”, tha Mitrachi. “Si rezultat i kësaj, në vend se në 121 ndërtesat që kemi për azilkërkues të strehoheshin 92.000 persona, sot kemi 14.000 azilkërkues të vendosur në 33 ndërtesa”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)

Tre gra u plagosën të hënën në mëngjes pasi u sulmuan me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në veriperëndim të Parisit. Incidenti ndodhi rreth...
16:32 | 27/07/2026

Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride 

Kancelari gjerman Friedrich Merz u zotua të hënën se do të ndërmarrë veprime në përgjigje të sulmit me makinë në festimet e Krenarisë së Berlinit , ndërsa...
16:21 | 27/07/2026

Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv

Në ishullin spanjoll të Majorkës, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv, me përleshje midis demonstruesve dhe policisë. Protestuesit fillimisht...
15:52 | 27/07/2026