Greqia zgjat izolimin, subjektet private mbeten të mbyllura

8 Janar 2021 | 21:08

Autoritetet në Greqi vendosën të premten zgjatjen e izolimit deri më 18 janar, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Vendi ndodhet në bllokadë që nga fillimi i nëntorit për shkak të rritjes së infektimeve, kryesisht në pjesën veriore dhe ka regjistruar një mbingarkim të sistemit shëndetësor teksa infeksionet po bien me ritme të ngadalta.

Dyqanet dhe subjektet që ofrojnë shërbime do të qëndrojnë të mbyllura. Përjashtim bëhet për shkollat fillore, të cilat do të hapen ditën e hënë; ndërkohë që ato të mesme do të qëndrojnë mbyllur.

Zyrtarët vendas deklaruan se rastet e infektimit në vend janë stabilizuar, por pati një rritje gjatë periudhës së pushimeve. Ekspertët janë të shqetësuar për një rritje të rasteve në radhët e moshave nga 25 në 35 vjeç.

“Ne duhet që me çdo kusht të stabilizojmë rritjen e verifikuar gjatë pushimeve. Është e qartë se nëse lejojmë një intensifikim të epidemisë, tani kur përhapja e saj është ende e lartë në radhët e shoqërisë, sistemi shëndetësor do të përballet me një presion të ri”, deklaroi Vana Papaevangelou, specialiste e sëmundjeve infektive.

Procesi i vaksinimit në vend filloi më 27 dhjetor, me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit. Ndërkohë, vaksinimi i publikut në përgjithësi do të nisë në fund të janarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026