Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj

27 Korrik 2026 | 15:37

Tatiana Navka, gruaja e zëdhënësit të presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, ka nisur një padi ligjore që synon rrëzimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj saj për shkak të luftës në Ukrainë.

Navka, një ish-kampione olimpike në patinazh në akull, u vu në një listë sanksionesh nga BE në qershor 2022 që shënjestroi njerëz për shkak të veprimeve të Moskës në Ukrainë. Vajza e Peskov, Elizaveta, dhe djali i tij, Nikolai, u përfshinë në të njëjtën listë.

Brukseli tha në atë kohë se sanksionet, të cilat përfshinin një ndalim udhëtimi në BE dhe kufizime financiare, u vendosën në lidhje me veprimet që dëmtojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Detajet e publikuara në faqen e internetit EUR-Lex të BE-së treguan se Navka, po kërkon të përmbysë sanksionet ndaj saj nëpërmjet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Në padinë ligjore thuhej se ajo po argumentonte se arsyeja e kufizimeve ndaj saj nuk ishte përcaktuar siç duhet, se ishin bërë gabime ligjore dhe në vlerësimin faktik, dhe se BE-ja nuk kishte arritur të provonte një lidhje të mjaftueshme midis saj dhe qëllimit të deklaruar të sanksioneve të saj.

Navka po kërkon dëmshpërblim nga Këshilli i Bashkimit Evropian për dëme materiale dhe për dëmtim të reputacionit të saj, si dhe dëme të tjera jomateriale që arrijnë në total pak më shumë se 2 milionë euro.

Një tjetër bazë të dhënash zyrtare e BE-së tregon se Yekaterina Ignatova, gruaja e Sergei Chemezov, kreu i korporatës shtetërore të mbrojtjes dhe industrisë Rostec, po kërkon të përmbysë sanksionet e BE-së ndaj saj nëpërmjet të njëjtës rrugë ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës

Arabia Saudite tha të hënën se mbrojtja e saj ajrore kishte kapur dhe shkatërruar disa dronë të nisur nga territori irakian që synonin objektet e...
15:30 | 27/07/2026

Netanyahu niset për në Uashington: Irani do të jetë në fokus të diskutimeve, objektiv është të mbrojmë sigurinë tonë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Irani do të ishte një çështje kyçe në takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trump, ndërsa hipi në një aeroplan për...
15:16 | 27/07/2026

Ukraina godet me dron rajonin e Rostovit, 5 të vrarë dhe 8 të plagosur

Pesë persona, përfshirë një fëmijë , u vranë në një sulm me dron ukrainas gjatë natës në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don, njoftoi të hënën...
15:13 | 27/07/2026