Një grup i udhëhequr nga Britania dhe i përbërë nga 10 vende evropiane është zotuar të ndihmojë më tej Ukrainën nga Rusia. Forca e Përbashkët ishte krijuar për të përshpejtuar reagimin ndaj kërcënimit rus.
Krerët e vendeve në fjalë iu përgjigjën kështu thirrjes së presidentit ukrainas, për një reagim më të shpejtë.
“Ju kërkoj të rrisni furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe të ndihmoni në përshpejtimin e marrjes së vendimeve nga partnerët. Një mbrojtje ajrore 100% për Ukrainën do të jetë hapi më i suksesshëm ndaj agresionit rus dhe një hap i tillë duhet tani”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Kryeministri britanik mbështeti këndvështrimin e Zelenskyt se në vend të dialogut për një armëpushim, duhet të avancojë kundërofensivën.
“Duhet të vazhdojmë të fokusohemi tek rrënimi i kapaciteteve të Rusisë për t’u riorganizuar dhe kjo do të thotë të shkojmë pas akseve të furnizimit dhe zhbërjes së mbështetjes ndërkombëtare. E kam fjalën për Iranin dhe armët që i jep Rusisë”, u shpreh Rishi Sunak, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Rritja e furnizimit të Ukrainës me armatimeve të teknologjisë së lartë ka luajtur një rol thelbësor në sukseset e vendit në fushën e betejës. Por vazhdimi i këtij niveli furnizimi është një sfidë madhore për vetë Perëndimin.
Ndërkohë, rezervat aktuale të raketave të Rusisë mund t’i lejojnë Moskës të kryejë 3 deri në 4 sulme të mëdha ndaj Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase
- Mbretëria e Bashkuar: Ukraina ka zmbrapsur sulmet ruse në Donbas