Guterres: Do të mbledh një samit ambicioz për klimën në shtator 2023

19 Dhjetor 2022 | 20:15

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot në Nju Jork se do të thërrasë një samit për klimën për shtatorin e vitit të ardhshëm, ku do të diskutohen planet ambicioze për veprime konkrete për të parandaluar ngrohjen globale.

Guterres u bëri thirrje udhëheqësve të shtetit, përfaqësuesve të botës së biznesit, shoqërisë civile dhe financave që të përfshihen më shumë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, sepse kjo është mënyra e vetme për të ndaluar ngrohjen globale, sipas planit, në 1.5 gradë Celsius.

Guterres, në një konferencë për shtyp në fund të vitit, tha se ai do të vazhdojë të angazhohet në kërkimin e paqes në Ukrainë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Parimi kryesor i Kartës së themelimit të OKB-së është respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial, vuri në dukje Guterres, duke theksuar se ai nuk është optimist që negociatat e paqes për Ukrainën do të fillojnë në të ardhmen e afërt dhe beson se lufta do të vazhdojë.

Guterres, megjithatë, shprehu pritjen se paqja në Ukrainë do të arrihet vitin e ardhshëm, raportoi Reuters.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026