Guvernatori i BSH-së: Rritja ekonomike për vitin 2021 parashikohet mbi 5%

5 Maj 2021 | 16:31

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, pohoi se ritmi i rimëkëmbjes është përshpejtuar dhe ekonomia shqiptare ka hyrë në një trend përmirësimi përgjatë tre mujorit të këtij viti.

“Ritmi i rimëkëmbjes së aktivitetit ekonomik u përshpejtua dhe perspektiva e zhvillimit ka ardhur drejt përmirësimit gjatë tre muajve të fundit”, tha ai.

Ai pohoi se rimëkëmbja nuk është e plotë pasi pandemia e COVID-19 ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e papunësisë.

“Këshilli Mbikëqyrës vëren se rimëkëmbja ekonomike nuk është e plotë dhe faktorët e saj mbështetës nuk janë ende të konsoliduar. Pasojat e pandemisë në ekonomi mbeten të dukshme në rënien e punësimit dhe në rritjen e papunësisë”,  shtoi z. Sejko.

Mes tjerash, z. Sejko tha se përgjatë vitit 2021 ekonomia shqiptare parashikohet të ketë një rritje mbi  5%.

“Banka e Shqipërisë parashikon një vit më optimist, seç kishim parashikuar në analizat e mëparshme. Rritja ekonomike do jetë mbi nivelin 5%. Ne presim një sezon turistik të mirë. Kjo pritshmëri është e bazuar në faktin se niveli i numrave të infeksionit po vijnë në rënie. Shifrat tregojnë për një rritje ekonomike përgjatë vitit 2021”, shtoi ai.

Guvernatori Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së ka vlerësuar se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm, ndërsa shtoi se norma bazë e interesit do mbetet e pandryshuar, në nivelin 0.5%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026