Guvernatori i Florida-s padit administratën Biden për politikat me emigracionin
Shteti i Florida-s padit administratën e presidentit Joe Biden duke pretenduar se politika e tij e emigracionit është e paligjshme.
Guvernatori republikan, Ron DeSantis nënshkroi një urdhër që ndalon agjencitë shtetërore të ndihmojnë në zhvendosjen e emigrantëve që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme nga kufiri jug-perëndimor.
Ai gjithashtu urdhëroi agjencitë të mblidhnin informacion mbi identitetet e çdo emigranti që mbërrin ilegalisht nga kufiri me Meksikën.
Përfaqësuesja e shtetit demokrat, Anna Eskamani kritikoi DeSantis, duke thënë se ai po përdor çështjen e emigracionit për të fituar pikë politike në vend.
Padia e Prokurores së Përgjithshme, Ashley Moody pretendon se politika federale e emigracionit do t’i kushtojë shtetit miliona dollarë dhe do t’i shkaktojë dëm Floridës.
Moody dhe DeSantis dënuan ashpër Biden për emigracionin dhe vlerësuan politikat e ish-presidentit Donald Trump.
“Presidenti Biden po ndihmon dhe përkrah kartelet kriminale,” u shpreh prokurorja.
E pyetur në lidhje me padinë dhe urdhrin e DeSantis, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se ajo ende nuk e kishte parë padinë.
DeSantis, i konsideruar si një kandidat i mundshëm presidencial i vitit 2024, prej muajsh sulmon kreun e Shtëpisë së Bardhë mbi cështjen e emigracionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta