Guvernatori Sejko: Projeksionet konfirmojnë rritje të ekonomisë në periudhë afatmesme
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se aktivitetet ekonomike në vend kanë patur një rikuperim të shpejtë.
“Informacioni i ri i marrë në analizë tregon një rikuperim të shpejtë të aktiviteteve ekonomike në vend”, tha ai.
Në konferencë për media, z. Sejko theksoi se projeksionet konfirmojnë për një rritje të mëtejshme të ekonomisë shqiptare në periudhë afatmesme. Ai tha se kthimi i inflacionit në objektiv pritet të bëhet vitin e ardhshëm.
“Përditësimi i parashikimeve tona, konfirmon projeksionet për një rritje të mëtejshme të ekonomisë shqiptare në periudhë afatmesme, çka do të krijojë premisa për kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektiv brenda vitit 2022”, tha ai.
Por, pavarësisht këtij projeksioni, guvernatori theksoi se konkretizimi i tyre është i kushtëzuar nga ecuri e pandemisë COVID-19, rimëkëmbja e ekonomisë në nivel botëror dhe nga ndikimi i ofertës.
“Megjithatë materializimi i këtyre projeksioneve mbettë e kushtëzuar nga ecura e pandemisë, nga qëndrueshmëria e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore si dhe nga ndikimi i goditjeve aktuale të ofertës”, tha ai.
Ai theksoi se rrija e çmimeve në tregjet ndërkombëtare do të ketë ndikim në normat e inflacionit.
Z. Sejko u ndal edhe tek punësim, ku shtoi se pavarësisht rritjeve në tremujorin e dytë të 2021, shkalla e papunësisë vazhdon të jetë më e lartë në krahasim me periudhën para pandemisë.
“Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare do ketë ndikim të inflacionit në vend dhe në botë. Punësimi i rrit me 1.1% në tre mujorin e dytë, ndërsa shkalla e papunësisë zbriti në nivelin e 11.6%. Pavarësisht tendencave përmirësuese, punësimi vijon të jetë më i ulët dhe shkalla e papunësisë më e lartë se nivelet e para pandemisë”, tha Sejko.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta