Hamasi gati t’i dorëzojë armët, kusht Izraelit t’i japin fund pushtimit

7 Dhjetor 2025 | 18:40

Hamasi deklaroi të dielën se është i gatshëm t’ia dorëzojë armët Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës, me kusht që ushtria izraelite t’i japë fund pushtimit të territorit. Lajmin e bëri të ditur kryenegociatori i Hamasit dhe udhëheqësi politik i Gazës, Khalil al-Hayya.

“Armët tona janë të lidhura me ekzistencën e pushtimit dhe agresionit”, tha Hayya në një deklaratë, duke shtuar se “nëse pushtimi përfundon, këto armë do të vendosen nën autoritetin e shtetit.”

Zyra e tij sqaroi për AFP se Hayya i referohej një shteti palestinez sovran dhe të pavarur, të cilin Hamasi thotë se do ta pranonte si strukturë legjitime për administrimin e sigurisë.

Hayya gjithashtu tha se Hamasi pranon vendosjen e forcave të OKB-së në Gaza, të cilat do të ngarkoheshin me monitorimin e kufijve dhe garantimin e pajtueshmërisë me një armëpushim të mundshëm. Megjithatë, ai theksoi se grupi kundërshton kategorikisht çdo forcë ndërkombëtare me mandat për ta çarmatosur Hamasi-n ose për të administruar territorin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026