Hapet xhamia Al Aksa, besimtarët falen sërish dy muaj pas bllokadës

31 Maj 2020 | 18:06

Qindra besimtarë myslimanë morën pjesë në faljen e së dielës ne xhaminë Al-Aksa në Jerusalem,  për herë të parë pas dy muajve që nga përhapja e pandemisë Covid-19.

Autoritetet izraelite lejuan besimtarët të hynin në xhami nën masa të rrepta higjeno-sanitare, pas një rritjeje të numrit të të infektuarve në Izrael gjate ditëve të fundit.

Rikthimi i besimtarëve myslimanë në lokacionet e shenjta të Islamit, vjen pas përfundimit të muajit të shenjtë të ramazanit, i cili ndryshe nga vitet e tjera, këtë here u kremtua në kushtet e kufizimeve prej Pandemisë Covid-19.

Këshilli i Komunitetit Islamik, me anë të një komunikate për shtyp bëri të ditur se vendimi për hapjen e vendeve të shenjta, të cilat kanë qëndruar të mbyllura qe nga data 15 mars, u mor pas një rënieje të rasteve të të infektuarve.

Megjithatë, Këshilli Islamik, deklaroi se hapja e tyre u bë nën masa të rrepta higjeno-sanitare për të parandaluar krijimin e vatrave të reja të infeksionit.

Besimtarët duhet të mbajnë maska dhe të sjellin me vete shtrojet e faljes, nëse dëshirojnë të luten brenda në Xhami, ndërsa numri i besimtarëve duhet te jete i limituar për të bërë të mundur respektimin e distancës nga njeri tjetri.

Rreth 700 besimtarë ishin të pranishëm në lutjet e së dielës, teksa më herët gjatë ditës një grup hebrenjsh ortodoksë, të shoqëruar nga policia izraelite hynë në strukturat e shenjta nga ana perëndimore e Murit të Xhamisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026