Harroni COVID-19 me ‘Eazy Sleazy’, publikohet kënga e krijuar nga Mick Jagger dhe Dave Grohl
Mick Jagger dhe Dave Grohl janë bashkuar për të krijuar këngën “Eazy Sleazy”, përmes të cilës prodhohen nota muzikore kushtuar izolimit gjatë pandemisë.
Vepra e këngëtarit të Rolling Stones dhe ish bateristit të grupit Nirvana, tashmë mund të dëgjohet lehtësisht në internet.
E përditshmja Britanike “The Guardian” shkruan se Mick Jagger sapo ka publikuar një këngë të mrekullueshme titulluar Eazy Sleazy, një himn kundër izolimeve të mërzitshme, të përjetuara gjatë pandemisë.
Gazeta Franceze “Le Parisien”, nga ana tjetër vlerëson bashkëpunimin me ish pjesëtarin e grupit Nirvana, Dave Grohl.
Në komentet e revistës “Rolling Stone” shkruhet: Këngëtari i Rolling Stones publikon këngën e tij të re me Dave Grohl “Eazy Sleazy”, ku duket ironikisht sikur Trump “mbështet” pandeminë.
Dyshja e regjistroi këngën në dy studio të ndryshme. Teksti përmend muret e burgut, premierat virtuale, numrat e zymte nga COVID-19. Por duket se pas izolimit ka shpresë. Jagger shikon përpara dhe sheh një “kopsht të kënaqësive tokësore” kur vaksinat të kenë bërë punën e tyre dhe izolimi të ketë marrë fund.
“Eazy Sleazy“është kënga e parë solo e artistit Jagger që nga viti 2017 kur u publikuan këngët “Gotta Get a Grip”, “England Lost” kushtuar konfuzionit dhe ndrydhjes në kohët ku po jetojmë. “England Lost” ndalet më ankthin padijen pas ndryshimeve politike në vend sidomos në periudhën post Brexit në Britani. Një vit më parë The Rolling Stones publikuan këngën Living in a Ghost Town, që u shkrua përpara krizës nga pandemia por duket sikur e paralajmëron atë sidomos në pjesët ku thuhet jeta është kaq e bukur, e kur më pas të gjithë u izoluam ishte sikur po jetonim në një qytet fantazmë. Kënga e grupit është pjesë e albumit të ri i cili nuk u publikua për shkak të COVID-19.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta