Harruan t’i lidhnin litarin e sigurisë, 24-vjeçarja humb jetën pas hedhjes nga lartësia në Brazil
Një 24-vjeçare humbi jetën tragjikisht të shtunën në Sao Paulo të Brazilit, pasi organizatorët e kërcimit me bungee harruan të lidhnin litarin e sigurisë.
Incidenti i rëndë ndodhi në zonën “Ponte do Esqueleto” (Ura e Skeleteve) në shtetin e Limeira. Gruaja ra nga platforma 40 metra e lartë pa qenë e lidhur me litarin.
Pamjet video të aksidentit tregojnë gruan duke e çuar në platformë dhe duke e shtyrë në boshllëk. Sekonda më vonë, kalimtarët e tmerruar dhe njerëzit që filmonin skenën vunë re litarin e lirshëm dhe mund të dëgjohen duke bërtitur. Gruaja vdiq menjëherë nga plagët fatale të shkaktuara nga rënia e saj në tokë.
Policia më pas arrestoi anëtarët e kompanisë që organizonte sporte ekstreme. Disa punonjës ikën në një zonë të pyllëzuar aty pranë, por u arrestuan më vonë pasi u pikasën nga një helikopter policie.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit