SpaceX gati për nisjen historike për në orbitë me dy astronautë të NASA-s në bord
SpaceX është gati të dërgojë në hapësirë dy astronautë të NASA. Astronautët Douglas Hurley dhe Bob Behnken do të fluturojnë përmes një rakete SpaceX Falcon 9, nisje e cila do të bëhet nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. Vetëm tre vende kanë arritur të dërgojnë njerëz në orbitë që nga viti 1961: Rusia, ShBA dhe Kina.
Nisja, në të cilën do të marrë pjesë Presidenti Donald Trump është thelbësor për CEO e SpaceX Elon Musk, si dhe vetë agjencinë hapsinore NASA. Musk është shprehur se ka mbledhur 346.2 milionë dollarë në një raund të ri të financimi. Dhe kjo është hera e parë në histori që një kompani private ndërmerr një mision të tillë. Një fluturim i suksesshëm do të shënojë një moment historik në përpjekjen për të prodhuar anije kozmike të riparueshme që mund ta bëjnë udhëtimin hapësinor më të rehatshëm.
SpaceX vendos rregullisht satelitët në orbitë por kjo është hera e parë që do t’i dërgojë njerëzit mbi atmosferë. Ngjitja e Hurley dhe Behnken në orbitë pritet të ndodh në nëntë minuta, e ndjekur nga një seri manovrimesh për të kaluar më pas në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Është ende e paqartë se sa kohë do të kalojnë në hapësirë para se dy astronautët të kthehen. Plazhet dhe rrugët përgjatë Bregut Hapësinor të Floridës do të jenë të mbushura me qindra spektatorë, të etur për të dëshmuar nisjen e parë të astronautëve nga Florida pas nëntë vitesh. Por të gjithë kureshtarët mund ta ndjekin sot pasdite nisjen e astronautëve edhe në faqen zyrtare të NASA.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta