Holanda bllokon Shqipërinë, Rama komunikim online me Varhelyi dhe Borrell
Holanda ende nuk është gati për të dhënë dritën jeshile për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Të martën, gjatë diskutimit në parlamentin holandez, ministri i Jashtem Stef Blok ka deklaruar se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Përmes Twitterit, deputeti Pieter Omzigt u shpreh se qëndrimi i Holandës është diktuar nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe vakancat në Gjykatën e Lartë.
“Sapo patëm një debat në parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’”, u shpreh Pieter Omtzigt, reporter për Shqipërinë.
Në një kohë kur Holanda është kundër uljes së Shqipërisë në tryezen me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar bisedime virtuale me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, për Politikën e jashtme, Josep Borrell.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, të dy zyrtarët europian mbështesin angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
Lexoni gjithashtu:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta