Holanda lehtëson masat, qeveria e kryeministrit Rutte dorëzohet përballë presioneve
Masat kufizuese në Holandë pritet të lehtësohen nga java e ardhshme, teksa presioni për t’u rihapur rritet, pavarësisht kuotës ende të lartë të infektimeve nga coronavirusi.
Kështu, një shtetrrethim kombëtar për orët e natës, në fuqi prej tre muajsh, do të hiqet më 28 prill, bënë të ditur mediat lokale, duke cituar burime qeveritare. Ndërkohë, nga java e ardhshme do të lejohen të hapen gradualisht baret dhe restorantet.
Holanda është ndodhur në faza të ndryshme izolimi në 6 muajt e fundit, me baret dhe restorantet që janë mbyllur që prej mesit të tetorit dhe grumbullimet me më shumë se 2 persona janë ndaluar.
Por pavarësisht këtyre masave, infeksionet dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale si pasojë e COVID janë rritur në javët e fundit në nivelet më të larta që prej janarit.
Vetëm javën e kaluar, kryeministri Mark Rutte citoi pikërisht këto nivele të larta si motive për të zgjatur masat kundër pandemisë të paktën deri më 28 prill.
Por shoqata kombëtare e spitaleve deklaroi të hënën se më e keqja e valës së tretë të virusit mund të ketë kaluar pasi numri i personave të shtruar ra lehtë në ditët e fundit dhe procesi i vaksinimit i të moshuarve po avancon.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta