Holandë, banorët e një qyteze kërkojnë largimin e azilkërkuesve

26 Gusht 2022 | 20:58

Në Ter Apel, një lokalitet me 9 mijë banorë në veri-lindje të Holandës, rreth 500 persona mbajtën një protestë kundër qendrës së akomodimit të refugjatëve, duke kërkuar mbylljen e saj.

Azilkërkues të shumtë, të cilët nuk pranohen më nga qendra pritëse, kanë ngritur një kamp përpara saj dhe numri i tyre rritet dita ditës.

 “Arsyeja përse po protestojmë është se jemi ngopur me probleme si vjedhjet nëpër dyqane. Njerëzit ndihen të kërcënuar dhe të frikësuar pasi ata po hyjnë në shtëpitë dhe makinat tona. Mjaft më! Tani po shohim se azilkërkuesit po rrinë edhe përpara qendrës së tyre. Refugjatët e vërtetë, si ata nga Ukraina apo ata që ikin për t’i shpëtuar terrorizmit islamik, janë të mirëpritur. Por këtu kemi të rinj afrikanë që nuk mund t’i tolerojmë më,” – u shpreh Eric Wessls, protestues kundër emigrantëve.

Në Holandë, qeveria po has vështirësi në strehimin e emigrantëve për shkak të problemeve të bashkive dhe komunave ku ata po qëndrojnë, që kanë kapacitete të kufizuara.

 “Qëndrova tre ditë, ishte shumë ftohtë. Natën e kaluar frynte një erë e fortë dhe na zuri gjumi vetëm pas orës 3 të mëngjesit. Nuk ndihemi të sigurt sepse jemi jashtë qendrës dhe nuk kemi leje për të hyrë brenda saj,” – tha Ibrahim Alfawal, refugjat sirian.

Refugjatët që jetojnë jashtë qendrës pritëse në Ter Apel janë rreth 700.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026