Hong Kong, burg për aktivistët pro-demokracisë, mes tyre edhe manjati i medias Jimmy Lai

16 Prill 2021 | 18:51

Manjati i mediave në Hong Kong dhe miliarderi Jimmy Lai u dënua me të paktën një vit burg këtë të premte mbi protestat që përfshijnë vendin në vitin 2019.

Nëntë aktivistë pro-demokracisë në Hong Kong u dënuan me burg të premten për pjesëmarrjen dhe organizimin e një marshimi kundër qeverisë të mbajtur në vitin 2019, çka solli dhe reagimin e ashpër të autoriteteve në Pekin.

Më herët gjatë këtij muaji, ata u shpallën fajtor nga gjykata për organizimin dhe pjesëmarrjen në protestat masive ku morën pjesë rreth 1.7 milionë persona që kundërshtonin projekt-ligjin që lejon autoritet kineze të ekstradojnë qytetarët nga Hong Kongu, për tu gjykuar në Kinë.

Ato protesta nuk u autorizuan nga policia dhe u konsideruan si të paligjshme.

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Jung Sum deklaroi para gjykatës se ai po luftonte për lirinë dhe demokracinë e njerëzve të Hong-Kongut, siç parashtrohet në kushtetutën e vendit. “Nuk po kërkojmë asgjë më shumë,” – deklaroi ai përpara se të shoqërohej në ambientet e paraburgimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026