Huawei: Vendosja e rrjetit 5G në listën e zezë, çështje politike
Vendimi i disa vendeve të BE për të ndaluar furnizimin e infrastrukturës 5G nga kompania Huawei ka një “prapavijë politike”, shprehet kompania kineze teksa i ka dalë në mbrojtje trashëgimisë së saj dhe investimeve në rajon.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews, Abraham Liu, shefi ekzekutiv i kompanisë për BE, tha se “kur flitet për disa apo shumë pak vende që kanë marrë një vendim ndryshe, për shkak të motivimeve të tyre politike, atëherë mendoj se çështja është politike”.
Por ai shton se kompania ndërkombëtare do të vazhdojë punën për të qenë pjesë e së ardhmes digjitale europiane duke respektuar rregullat e BE e bashkëpunuar me partnerët në rajon.
Trashëgimia në Europë
Kompanisë Huawei i është dashur të riformulojë strategjinë globale pasi ish-presidenti Donald Trump vendosi kompaninë në listën e zezë pas shqetësimeve se po përdortë mjete spiunazhi mbi qeverinë amerikane. Për fatin e keq të Huawei, një numër i konsiderueshëm qeverish europiane ndoqën drejtimin që mori SHBA.
Liu, përgjegjës për marrëdhënien e kompanisë me institucionet europiane, nuk tha në mënyrë të drejtpërdrejtë përse këto shtete ndaluan infrastrukturën 5G, por mbrojti Huawei duke theksuar praninë e vjetër të kompanisë në Europë.
“Ne kemi qendra shkencore në mbi 12 shtete, dhe gjithashtu kemi vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me më shumë se 150 universitete, dhe kjo formë bashkëpunimi është kryer në përputhje me të gjitha rregullat që parashikojnë ligjet europiane”, tha Liu për Euronews.
Ndër shtetet që kanë mbajtur një qëndrim dyshues janë, Suedia, e cila ka përjashtuar të gjitha aparaturat 5G të Huawei, vendim të cilin kompania u përpoq ta ndryshojë, por pa sukses. Vende të tjera të Europës Lindore si Rumania, Polonia, Çekia, Letonia dhe Estonia gjithashtu kanë mbajtur një qëndrim kritik.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta