Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota në garën për një vend jo të përhershëm në Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Gjermania nuk arriti të sigurojë një mandat dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit, pasi u mposht nga Portugalia dhe Austria në votimin e zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Wadephul e cilësoi rezultatin si një “disfatë të hidhur”, duke sugjeruar se qëndrimet e Gjermanisë në çështje të ndjeshme ndërkombëtare kanë ndikuar në votimin e shteteve anëtare.
“Ekziston mbështetja jonë e fortë për Ukrainën dhe fakti që Rusia nuk dëshiron një zë të tillë në Këshillin e Sigurimit”, tha ai, duke shtuar se nuk është sekret që Rusia ka nxitur qëndrime kundër Gjermanisë.
Sipas ministrit gjerman, edhe mbështetja tradicionale e Berlinit për Izraeli mund të ketë ndikuar negativisht në rezultatin e votimit.
Gjermania mori 104 vota, ndërsa Portugalia siguroi 134 dhe Austria 131 vota, duke fituar dy vendet e rezervuara për grupin e vendeve të Evropës Perëndimore dhe të Tjerëve.
Po ashtu, në Këshillin e Sigurimit u zgjodhën edhe Kirgistani, Trinidad dhe Tobago dhe Zimbabveja.
Humbja konsiderohet një goditje diplomatike për kancelarin Friedrich Merz, i cili kishte premtuar forcimin e rolit të Gjermanisë në arenën ndërkombëtare. Megjithatë, Merz theksoi se vendi do të vazhdojë të mbështesë sistemin shumëpalësh dhe përgëzoi Austrinë dhe Portugalinë për zgjedhjen e tyre.
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:04 Erdogan optimist në Samitin e NATO-s: Pres të vendoset një marrëveshje mbi avionët F-35
- 18:59 Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës