I akuzuari për sulmet e Parisit pranon se është luftëtar i ISIS

9 Shtator 2021 | 11:50

I dyshuari kryesor në sulmet xhihadiste të vitit 2015 në Paris, ku humbë jetën rreth 130 persona, deklaroi se është luftëtar të ISIS kur u paraqit të mërkurën në gjykatë.

Salah Abdeslam sfidoi gjyqtarin kryesor, ndaj të cilit ngriti dhe zërin kur bëri prezantimin.

31-vjeçari besohet të jetë i vetmi i mbijetuar i grupit të zjarrit që sulmoi 6 restorante dhe bare në Paris, sallën e koncerteve Bataclan dhe stadiumin kryesor të Francës 13 nëntorin e 6 viteve më parë.

Ai u shfaq në sallën e gjyqit i veshur me të zeza dhe me një maskë me të njëjtën ngjyrë. Kur u pyet mbi profesionin e tij, shtetasi franko-maroken hoqi maskën dhe tha: “Hoqa dorë nga puna që kisha për t’u bërë ushtar i Shtetit Islamik”. Ndërsa të pandehurit e tjerë, që akuzohen për ndihmë të agresorëve në kryerjen e sulmeve, thjesht iu përgjigjën pyetjeve rutinë dhe qëndruan të qetë.

Më vonë gjatë procesit ai i bërtiti panelit të gjyqtarëve, duke thënë se ai dhe të pandehurit e tjerë ishin trajtuar si qen gjatë qëndrimit në qeli. Nga salla, ku ndodheshin familjarët e viktimave, nuk munguan reagimet.

“Maskara, vrave 130 persona,” – tha një prej të pranishmëve.

Përgjegjësia për sulmet u mor nga Shteti Islamik, që u kishte bërë thirrje militantëve të tij që të sulmonin Francën për përfshirjen e saj në luftën kundër grupit terrorist në Irak dhe Siri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026