I dërguari gjerman: Procesi i Berlinit nuk është kundër asnjë projekti
Procesi i Berlinit nuk është kundër asnjë projekti, por synon të inkurajojë gjëra pozitive për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, tha i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.
“Ne kemi besim se do të përparojmë në drejtim të një tregu të përbashkët rajonal, solidaritetit në energji dhe Agjendës së Gjelbër, si dhe bashkëpunimit të të rinjve në rajon. Ne duam të rrisim pritshmëritë nga Procesi i Berlinit dhe kjo është një gjë e mirë. Ky proces synon të arrijë gjëra pozitive për qytetarët e këtij rajoni. Ai nuk është kundër këtij apo atij projekti. Procesi i Berlinit ka të bëjë me çuarjen përpara dhe ne po përpiqemi të ndihmojmë në atë zhvillim”, theksoi ai.
I pyetur se sa e rëndësishme është në këto kohë të flitet për ndërlidhjen e Ballkanit Perëndimor, ai tha se është nga Hamburgu, që është porti i tretë më i madh në Evropë dhe se të gjithë në Hamburg kanë frikë nga fakti se Ballkani Perëndimor mund të bëhet qendra e të gjitha linjave ndërkombëtare të transportit, sepse ndodhet në Mesdhe.
Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ku u takua me liderët e atij vendi, ai tha se pasi Tirana hapi negociatat e anëtarësimit, tashmë pritet përparim.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta