I doli emri në Madrid, Klopp “thyen” heshtjen: Reali? Kurrë mos thuaj kurrë

23 Janar 2026 | 10:17

Në Madrid, nga tifozët te presidenti Perez, të gjithë besonin se me afrimin e Alonso-s, Carlo Ancelotti do të ishte thjesht një kujtim i bukur, por fusha vërtetoi të kundërtën, me teknikun spanjoll që u largua pas disa muajsh duke lënë pas një grup të përçarë. Perez i besoi stolin një tjetër ish të famshëm, Alvaro Arbeloa-s, por kjo lexohet si një zgjedhje e përkohshme pasi në fund të këtij sezoni, Reali pritet të ul në stol një trajner të ri, vetëm nëse Arbeloa vë në jetë një mrekulli të madhe.

Prej kohësh flitet se në Madrid mund të zbarkojë Jurgen Klopp, një dëshirë e vjetër e presidentit Perez, por tekniku gjerman e hodh poshtë një opsion të tillë, të paktën jo për momentin:

“Ndodhem në një fazë të jetës ku ndihem i kompletuar me veten, ekzaktësisht në vendin që doja të isha. Nuk dua të jem në asnjë vend tjetër. Real Madrid? Në këto momente mund të them Jo, edhe pse asnjë herë nuk duhet të thuash Jo. Nuk besoj se mund të ndryshoj ide, por në jetë asgjë nuk është e sigurt”, u shpreh Klopp.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre

Lionel Messi e pret me emocion të veçantë gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Anglisë. Ylli argjentinas ka pranuar se kjo përballje ka një domethënie...
19:37 | 12/07/2026

FIFA e qartë: Anglia fitoi pastër, goli i Bellingham është i rregullt (VIDEO)

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi sot se goli i parë i ekipit kombëtar të Anglisë në ndeshjen kundër Norvegjisë ishte i ligjshëm dhe se...
12:49 | 12/07/2026

Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit

Futbollisti norvegjez Erling Haaland tha sot, pas humbjes nga Anglia dhe eliminimit nga Kupa e Botës, se skuadra e tij në Kupën e Botës të këtij viti...
11:30 | 12/07/2026